Poetët janë paraprijës të agimeve zbardhëllim, janë muza dhe shpirti i ëndrrave shpresërim, janë fryma dhe muzikaliteti i fjalës shenjtërim, janë koloriti më i ndritshëm i qënësisë tonë qytetërim!
Falmë Nënë – Poezi nga Eftichia Kapardeli / Shqipëroi: Vasil Çuklla
Posted on August 28, 2016
Poezi nga Eftichia Kapardeli
Falmë Nënë
Si hënë e Vetmuar
larg teje gjendur
dhe ti, këngëzemre
dhe ti, degë çelur, endur
dhe ti, fjalëpathënë, o nënë!
larg teje gjendur
dhe ti, këngëzemre
dhe ti, degë çelur, endur
dhe ti, fjalëpathënë, o nënë!
Çaste buruar
kujtimesh të kohës
ritakohen, nën hënë
ujëra kristal si
dy sytë e tu, të mëdha, o nënë.
kujtimesh të kohës
ritakohen, nën hënë
ujëra kristal si
dy sytë e tu, të mëdha, o nënë.
Mjelmës së Apolonit
të fsheh nëpër rite
agon… dhe të fsheh
mes mantelësh drite
Por buzëve më rilind
emri yt, pathënë
vazhdimisht, o nënë.
të fsheh nëpër rite
agon… dhe të fsheh
mes mantelësh drite
Por buzëve më rilind
emri yt, pathënë
vazhdimisht, o nënë.
Si zogu humbuar
morisë, që vet
fluturon, papushuar
pa shoqëri,
dit edhe nat,
në kopshtnajën e
ëndrës heshtuar,
rikthehem, o nënë.
morisë, që vet
fluturon, papushuar
pa shoqëri,
dit edhe nat,
në kopshtnajën e
ëndrës heshtuar,
rikthehem, o nënë.
Dhe kur kopshnaja aromëzon
trëndafilat pranveror
teshave i qëndis
pres lulet e kuqa
në kandil të Shën Marisë
i ofroj dhe kërkoj
Falje
Falje…
se të pika, o nënë!
trëndafilat pranveror
teshave i qëndis
pres lulet e kuqa
në kandil të Shën Marisë
i ofroj dhe kërkoj
Falje
Falje…
se të pika, o nënë!
Shqipëroi: Vasil Çuklla
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου