Poezi nga Eftichia Kapardeli / Shqipëroi: Vasil Çuklla

Posted on August 10, 2016

Eftiqia kapardeli
Poezi nga Eftichia Kapardeli 


Dashuri

Krahët e tu më rrëmbejnë 
e për diç më luten
pëshpërisje fshehtas
dashuritë mos shuhen
Puthja jonë e parë
veshit çuçurit
fshihe dhe këtë,
ruaje
si dritë…
fshihe pra kujtimesh
ku rrojnë dashuritë.
Dhe në do të vish
eja pa u shfaqur,
të mos dijë njeri
si ftesë
hedonie
trupi edhe zemre
Vdekje… dashuri!



Ura

Në lumin e kohës 
uji
rebel-zgjuar
si trup, që kurrë nuk lodhet
dashurinë
me vena jete
shpërndan,
me shiun
gojëlagësht, të bashkohet
Ditët, urdhër-gurta
me duar fuqish
të pashtershme
dhe me gurë të bardhë
thellësish
ndërtoj ura
dy botë, dy udhë
dy stere të bashkoj
ëndrat nga
brigjet e zhbërjes të shpëtoj
Gurit zhytem,
bëhem këmbar i fortë
Urë, mbaje Qiellin
ndjesinë yllësuar
Mos u nxeh
bira të thella fjalët
koridoresh jehona
rritet
Mos u nxeh
e fshehta jonë në të paprerat
faqe të librit
mbetet akoma.
Fytyra ngratur
shikojnë prej shtëpive
nga e çelësit vrimë
por ne, përherë linim
derën të hapur
Rrobat hedhur
kariges, gjithnjë…
na zhveshi
bota nën zë
me heshtje të paspjegueshme
zërash.


Vasil cuklla
Shqipëroi: Vasil Çuklla