Shi Pranvere – Poezi nga Eftichia Kapardeli / Shqipëroi: Vasil Çuklla

Posted on August 8, 2016
0


Eftiqia kapardeli
Poezi nga  Eftichia Kapardeli

Shi Pranvere


Mes tisit të hijes

të së voglës re, që mbulon
i’a beh papritur, i brishtë
një shi pranveror
dhe tokën vadit dhe ujon.
Nga muzika,
vallet e sajë, të rrekura
më të voglat, të haruarat
fije bari në zgjim,
dorëzohen të etura.

Në këtë përqafim

të tejmbushur aromash
Dielli, sa nuk ra…
buzëqesh rishtaz fitimtar
guralecëve të purpërt
që vet shiu, mijëra puthje
ju la!


Vasil cuklla
Shqipëroi: Vasil Çuklla