Ngjyrë blu maren – Poezi nga Eftichia Kapardeli / Shqipëroi: Vasil Çuklla

Posted on August 9, 2016
0

Eftiqia kapardeli
Poezi nga Eftichia Kapardeli



13887113_1284277834923188_557330377055264488_n
Ngjyrë blu maren

Veronika, lulemine, ullinjlule të çiltëra, të kadifta
Arpraruat Foresta në të verdhin breg
luledeti
si duar të shtrira
me damarët në ujë
në të fateve udhë.
Nën rritme flivziane*
dhe nën flatrime zogjsh
velat e mi hapa, deteve të botës
për udhëtime të bukura, për të ndarë
endjes.
Uji i falet gjithmonë qënies
në ngjyrë blu maren………..
do të takohemi rishtaz, O!!! e dashur, kur
rinia jonë, do të jetë kotur.
Furtunë-egrave të Dimrit
kundër erës dhe të njelmëtit det
rremëthyer,
me anije dalë kontrollit
përqafova atë ç’ka quhet shpresë.
Ditë edhe netë aty
ku bashkohet Qielli me detin
aty, ku sirenat të ftojnë përplot hedoni
në grimca drit-tingujsh
u harova
një gryke të kaltër
dhe në të valëve, të renë dashuri.
Pra, me të verës dritë dhe ëmbëlsinë e puthjes
me koralet e gjithë jetës haruar
me premtimet nostalgjike
dhe guaskat shformuar,
me urtësinë, etikën dhe dijen
një ditë
mbrapsht, fitimtar u ktheva!

*φλοίσβος = flisvos… tingujt nga valëzat, tek përplasen bregut.


Vasil cuklla
Shqipëroi: Vasil Çuklla